– ”Po të veproja kështu do të isha, vërtet në një humbje të hapët. – Nëse unë adhuroj, i shpresoj dhe u lutem të tillëve idhuj me këto cilësi, atëherë do të jem në një humbje të qartë. Në këto fjalë, ai jo vetëm që këshilloi popullin e tij nga njëra anë, por edhe dëshmoi se këta ishin profetë besnikë të dërguar nga Zoti, nga ana tjetër.
Ai e udhëzoi popullin e vet dhe i njoftoi detyrimin që ta adhuronin Allahun si një dhe të vetëm dhe për këtë solli edhe argumente të qarta e të kuptueshme. Gjithashtu, solli argumente edhe për kotësinë e adhurimin e çdo gjëje tjetër përveç Allahut. Ai u tregoi për gjendjen fatkeqe të atyre që adhurojnë idhujt dhe deklaroi me forcë dhe me krenari se ai ishte besimtar në Allahun dhe në profetët e Tij, edhe pse kërcënohej seriozisht me vdekje nga ai popull i padrejtë. Kështu, ai u tha: