– “Kur atyre u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm.” – Ata pyeten rreth Shpalljes, që, sigurisht, është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar robërve të Tij. Kështu, kur atyre u kërkohet opinioni rreth Shpalljes dhe u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?”- domethënë, a e ndieni se duhet të jeni mirënjohës për këtë mirësi të madhe, apo e mohoni dhe me inat refuzoni t’i shprehni mirënjohjen Allahut të Madhëruar, që ua dhuroi?
Nëse u bëhet kjo pyetje, ata japin përgjigjen më të shëmtuar dhe më mendjelehtë, duke thënë që në Shpallje ka: “Mite të popujve të hershëm.” Pra, sipas tyre, Shpallja është një mashtrim i trilluar nga Muhamedi, sikur gjoja e ka shpallur Allahu. Sipas tyre, aty gjen veçse histori dhe legjenda të të parëve, që brezat ia kalojnë njëri-tjetrit, dhe prej tyre ka të vërteta dhe gënjeshtra.
Kështu e trajtojnë dhe e konsiderojnë ata Shpalljen e Allahut të Lartësuar dhe ua përcjellin pasuesve të tyre këtë shpifje, duke mbartur në shpinën e tyre gjynahet e veta dhe të gjithë atyre që i pasojnë, deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: