Select Page

– “Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës …” – Tregohu modest, i përulur e i mëshirshëm para prindërve, duke llogaritur shpërblimin e Zotit e jo nga frika ose për ndonjë interes material. Me përunjësinë dhe sjelljen e mirë ndaj tyre syno veçse kënaqësinë e Zotit e jo qëllime të kësaj jete!

– “… dhe thuaj (lutu): “O Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”.” – Lutu që Allahu t’i mëshirojë, kur janë gjallë dhe pas vdekjes, si shlyerje për kujdesin e tyre të pakursyer për ty kur ishe i mitur.

Nga kjo kuptohet se, sa më i madh të jetë përkushtimi i prindërve për fëmijën, aq më i madh është haku e detyrimi ndaj tyre. Të njëjtin pozicion si prindi ka edhe ai që i mëson fëmijës edukatën dhe diturinë e dobishme fetare ose jofetare. Kështu, mësuesit dhe edukatorët, që kanë kontribuar në edukimin e mirë të fëmijës, meritojnë respektin dhe mirënjohjen e tij.