Select Page

“Por në fund, ktheu shpinën dhe tregoi mendjemadhësi. Ai tha: “Ky (Kur’an) nuk është gjë tjetër, veçse një magji, që përcillet prej të tjerëve. Ky (Kur’an) nuk është gjë tjetër, veçse “fjalë njerëzish” – Kështu, ai tha: Kjo nuk është fjalë e Allahut, por fjalë e njerëzve. Madje nuk është as fjalë e njerëzve të mirë, por e njerëzve më të këqij, fjalë e magjistarëve. Mallkuar qoftë ky njeri! Sa larg të vërtetës shkoi dhe sa shumë e meritoi ndëshkimin!?

Si është e mundur që një njeri ta krahasojë Fjalën më madhështore dhe më të lartë, Fjalën e Zotit të madh, Bujarit të Madhëruar, me fjalën e krijesave të varfëra dhe të mangëta?! Si e mori guximin ky gënjeshtar kokëfortë që të gjykonte në këtë mënyrë fjalën e Zotit, që i krijoi krijesat në fillim dhe që do t’i ringjallë pas vdekjes?! Një arrogant i tillë meriton veçse ndëshkimin më të ashpër dhe poshtërues, siç thotë i Lartësuari: