– “A do ta arrijë njeriu gjithçka që dëshiron?! Vetëm Allahut i takon bota tjetër dhe kjo botë.” – Mos vallë njeriu pretendon se do të arrijë gjithçka që dëshiron në dynja dhe në ahiret. Dynjaja dhe ahireti janë plotësisht në dorën e Allahut të Lartësuar. Ai begaton dhe privon në dynja dhe ahiret atë që dëshiron, sipas dijes dhe urtësisë së Tij absolute. Pra, çështjet nuk shkojnë sipas dëshirave dhe ëndrrave të njeriut.