– “Shoqëruesi i tij (prej melekëve) do të thotë: “Ky (libri i punëve të robit) në dorën time është gati!”” – Meleku shoqërues i këtij mohuesi, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ngarkuar me detyrën e ruajtjes së robit dhe të veprave të tij, do ta sjellë robin në sheshin e gjykimit dhe do të tregojë regjistrin e veprave të tij, me qëllim që gjykimi të jetë i drejtë. Për ata që meritojnë Zjarrin, thuhet: