Select Page

“… që janë të vazhdueshëm në faljen e namazit të tyre.” – Ata janë të vazhdueshëm në faljen e namazit, duke qenë të kujdesshëm në plotësimin e kushteve, detyrave dhe veprave të pëlqyeshme dhe plotësuese të tij. Ata kujdesen që të jenë korrekt me kohët e namazit. Nuk janë si ata që nuk e falin namazin apo e falin në disa kohë dhe e braktisin në kohë të tjera, dhe as si ata që e falin me mangësi.