– “Por pikërisht ky mendim që ju patët për Zotin tuaj, ju shkatërroi, dhe ju u bëtë prej të dëshpëruarve.” – Ky mendim i gabuar nuk lidhet aspak me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ky mendim i shkatërron ata, të cilët do të përfundojnë të dëshpëruar. Ata humbin familjet dhe fenë e tyre nëpërmjet veprave që bëjnë. Ndëshkimi i Zotit bëhet i meritueshëm mbi ta, ndëshkim që do të jetë i përjetshëm e që asnjë çast nuk do t’u lehtësohet.