Select Page

Mblidhini bashkë – do t’u thuhet – të gjithë keqbërësit, bashkëshortet e tyre (që ishin si ata) dhe gjërat që ata adhuronin përveç Allahut dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)!Kështu do të tubohen Ditën e Gjykimit mohuesit e saj. Kur ata të shohin me sy atë që e mohonin dhe talleshin, atëherë do të vijë një urdhër që të hidhen në zjarr, pikërisht në atë zjarr që nuk e besonin se ekzistonte.

Atë ditë do të thuhet: “Mblidhini bashkë të gjithë ata që ishin keqbërës…” Ata e kanë ngarkuar veten me padrejtësi të mëdha, me idhujtari e mohim të Zotit, prandaj do të flaken në zjarr, bashkë me ata  që i kishin të ngjashëm ose që i shoqëronin, domethënë që bënin vepra të ngjashme. Çdokush do të bashkohet me atë që i përngjan në vepra.

Mblidhini bashkë me ta edhe “gjërat që ata adhuronin përveç Allahut”. Edhe idhujt e putat, që ata i adhuronin veç Allahut, do të bashkohen të gjithë bashkë. Pastaj do të thuhet: “… dhe i çoni drejt rrugës së Zjarrit (të ndezur fort)!” Ata do të tërhiqen zvarrë me ashpërsi, për t’u hedhur në Xhehenem. Pasi të jetë caktuar vendi i tyre dhe pasi të kenë kuptuar se janë banorë të Zjarrit, do të thuhet: