Select Page

Për të treguar ty (dy) nga Shenjat Tona më të mëdha.” – Këto po t’i japim që të të tregojmë disa nga mrekullitë Tona të mëdha, të cilat tregojnë se je Profet i Zotit dhe Shpallja që do të jepet është e vërtetë. T’i japim, gjithashtu, që zemra të të qartësohet, të të shtohet dituria dhe të jesh i bindur dhe i sigurt në premtimin dhe ndihmën e Zotit. Këto do të shërbejnë si shenja, kur të ftosh në besimin e drejtë popullin tënd.