Select Page

– ”Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës dhe ditës, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për njerëz që dëgjojnë. Për ata që dëgjojnë me një mënyrë të tillë që bën të mundur të kuptohen mesazhet e urta të ajeteve të Zotit. Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut, siç ka thënë: “Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën – për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij dhe që të jeni mirënjohës.” [Kasas 73].

Gjithashtu, kjo tregon edhe për urtësinë e Tij të madhe. Kjo urtësi e kërkon që njerëzit të qetësohen në një kohë të caktuar dhe të çlodhen e rigjejnë forcat, që pastaj të ngrihen e të shpërndahen në një kohë tjetër, që t’i mundësojnë vetes të mirat e dynjasë dhe të ahiretit. E gjitha kjo nuk mund të ndodhë aq bukur dhe natyrshëm, nëse nuk ka natë dhe ditë, që zëvendësojnë njëra tjetrën. Pra, Allahu, që është i Vetmi që i ka krijuar këto mirësi, Ai meriton që ta adhurosh si një dhe të vetëm.