Select Page

Kur arriti në burimet e Medjenit, gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin ujë bagëtisë.Ata kishin çuar bagëtitë për ujë. Ai ishte një vend me shumë bagëti.

Pak më larg vërejti dy vajza, që po përpiqeshin të ndalnin tufën e tyre.Atje gjeti dy vajza, të cilat qëndronin veçmas dhe mundoheshin të largonin bagëtitë e veta, sepse nuk donin të përziheshin me burrat dhe sepse askush nuk po u linte radhë. Atëherë, Musai i tha:

dhe u tha: “Si e keni punën ju të dyja?”  Pse po qëndroni mënjanë dhe pse po i ndaloni bagëtitë tuaja?

Ato i thanë: “Ne nuk mund t’u japim ujë (bagëtive tona), derisa të largohen barinjtë …Ne e kemi zakon që nuk duhet t’i fusim bagëtitë tona, derisa të mbarojnë punë të gjithë barinjtë. Kur ata largohen, atëherë vazhdojmë ne. Duke treguar shkakun, thanë:

Ndërkohë që babai ynë është shumë i vjetër (për të ardhur vetë).”Ai nuk ka fuqi tani, që të vijë e t’u japë ujë bagëtive bashkë me barinjtë e tjerë. Atëherë Musai, duke shprehur keqardhjen e tij për këtë gjendje, shkoi e u dha ujë bagëtive të tyre, pa kërkuar asnjë shpërblim, sepse ai nuk kishte asnjë qëllim tjetër veç kenaqësisë së Allahut të Lartësuar. Kur mbaroi së dhëni ujë bagëtive, ishte piku i vapës, sepse Allahu thotë: