Select Page

– “Ata u thanë: “Kurrë mos i braktisni zotat tuaj! Mos e braktisni Ueddën, as Suvânë, as Jeguthën, Jeûkën dhe Nesrën”.” – Të gjithë këta ishin emra të njerëzve të mirë të popullit të Nuhut. Pas vdekjes së tyre, Shejtani i joshi me idenë që ata t’i pikturonin dhe gdhendnin figurat e tyre, me pretendimin që kjo do t’i nxiste më shumë për adhurimin e Zotit.

Por pasi kaluan vite e vite, pasi ikën brezat e parë dhe erdhën breza të tjerë njerëzish, Shejtani u tha: “Të parët tuaj i adhuronin këto statuja e piktura dhe u kërkonin të ndërmjetësonin tek Allahu. Nëpërmjet tyre, ata kërkonin shiun dhe çdo të mirë tjetër.” Dhe kështu filloi adhurimi i idhujve. Brezat kalonin dhe porosisnin njëri-tjetrin që të mos hiqnin dorë nga idhujtaria. Të njëjtën gjë bënë edhe mohuesit e kohës kur jetoi Nuhu (a.s.).