Select Page

“Ata (idhujt) nuk janë gjë tjetër, vetëm se emra, që ju dhe prindërit tuaj i caktuat. Allahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata ndjekin vetëm hamendësimet dhe dëshirat e veta,…” – Çdo besim që nuk argumentohet dhe vërtetohet nga Allahu i Lartësuar është i pasaktë dhe i kotë, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet si besim i drejtë.

Kështu ishte besimi i idhujtarëve. Ata nuk pasonin çështje të sigurta, të mbështetura në fakte e prova, por thjesht merreshin me hamendësime. Shtoji këtyre injorancën e thellë, dëshirat e prishura dhe prirjet e sëmura drejt shirkut, dhe humbja e tyre bëhej shumë më e thellë. Mos vallë mungonte udhëzimi i drejtë nga Zoti, dhe kështu ata ishin të justifikuar? Jo, kurrsesi. Allahu i Lartësuar thotë:

– “… megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë.” – Atyre u erdhi nga Zoti i Lartësuar udhëzimi i qartë, i cili u tregonte rrugën e drejtë dhe i mësonte se si ta njësonin Zotin dhe si t’i trajtonin profetët e Tij. Ky udhëzim sqaron gjithçka që robërit kanë nevojë ta dinë. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar atë me prova dhe argumente të forta, të cilat e bëjnë të detyrueshme për çdo njeri që të nënshtrohet dhe ta zbatojë këtë udhëzim.

Pas fakteve të Zotit, askujt nuk i mbetet më justifikim nëse e lëshon rrugën e Tij. E si mund të krahasohet kjo fe madhështore, e faktuar dhe e argumentuar qartë nga Zoti i gjithësisë, me fenë e idhujtarëve, të ndërtuar mbi hamendësime të kota?! Nëse dikush vazhdon përsëri në të kotën, edhe pas këtyre sqarimeve, atëherë e pret ndëshkimi i përjetshëm. Këta të mjerë vazhdojnë të vetëmashtrohen me kotësinë që ndjekin, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë ëndrrat e tyre, duke thënë: