Select Page

Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. – Është e ditur se ky përshkrim u shkon për shtat veçse muslimanëve dhe askujt tjetër. Vetëm muslimanët i kanë besuar të gjithë librat e shpallur nga Zoti dhe të gjithë profetët e dërguar nga Ai. Duke treguar kënaqësitë e tyre, Zoti thotë:

Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta. – Atyre u vendosen nëpër duar stoli e zbukurime. Zbukurimet e arta atje u vendosen edhe burrave edhe grave. Madje, Allahu i Lavdëruar thotë: “…dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.”. Kënaqësitë e tyre do të jenë të plota dhe ata do të shijojnë çdo lloj ushqimi të mirë e të shijshëm që u vjen në lloje të shumta dhe të ndryshme.

Për këtë tregon fjala ‘xhenat’, e cila është në numrin shumës. Edhe lumenjtë që rrjedhin atje janë me ujë të kulluar, me qumësht, me mjaltë dhe me pije të shijshme. Në fund përmenden edhe llojet e shumta të veshjeve dhe stolive të rralla dhe shumë të bukura. Të gjitha këto iu jepen sepse: