Select Page

A të pranoj zota të tjerë përveç Tij?Ai në dorën e të Cilit është krijimi, furnizimi e gjykimi i krijesave në dynja dhe në ahiret, pikërisht dhe vetëm Ai meriton të adhurosh, ta përlëvdosh, lavdërosh dhe madhërosh. Ndërsa ata që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as kanë mundësi të japin ose të privojnë, as të japin jetën e as vdekje dhe as kanë në dorë ringjalljen, ata nuk meritojnë që t’i adhurosh e t’u nënshtrohesh.

Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më sprovonte me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlente asgjë dhe as nuk do të mund të më shpëtonin.Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Edhe ndërmjetësimi i tyre nuk mund të më sjellë mua asnjë dobi, nëse Allahu dëshiron të më ndëshkojë.