– ”A t’ju tregoj (o njerëz) se kujt i vijnë shejtanët?” – Kjo vjen si përgjigje ndaj atyre që, duke dashur të mohojnë dhe refuzojnë Profetin (a.s), thanë se atij i vijnë shejtanët, që ia sjellin Kur’anin. Ata thonë se ai është poet, por Allahu thotë: “A t’ju tregoj se kujt i vijnë shejtanët?” A t’ju njoftoj me këtë lajm të sigurt të vërtetë dhe të padyshimtë? A doni t’ju tregoj cilësitë e veçanta të atyre që u zbresin shejtanët?