– ”Sepse është Ai që dëgjon dhe di gjithçka.” – Allahu dëgjon të gjitha zërat, me gjithë ndryshimet dhe kërkesat e larmishme të krijesave. Allahu është El Alim – i Gjithëditur. Ai di ato që shfaqen dhe ato që fshihen, të fshehtat dhe të dukshmet. Nëse robi sjell në mend vazhdimisht shikimin e Zotit mbi të në çdo çast, dëgjimin e Tij të çdo fjale që flet dhe diturinë e Tij për gjithçka që ai fsheh prej shqetësimeve, planeve, qëllimeve e motiveve, të gjitha këto e ndihmojnë për të përmbushur gradën e ihsanit.