Select Page

“Shoku juaj (Muhammedi) nuk është i marrë.” – Muhamedi (a.s.) nuk është ashtu si e përshkruajnë armiqtë e profetëve, të cilët, me këto fyerje dhe shpifje ndaj tij, kërkojnë të shuajnë dritën që solli ai, me lejen e të Madhëruarit. Përkundrazi, ai është njeriu më i plotë në mendjen dhe moralin, që ia dhuroi Zoti i tij. Ai është më mendimdrejti dhe më fjalëmbli.