Select Page

“Një ditë, Ne do t’i tubojmë të gjithë dhe do t’u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, që pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” – Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mjeruar të idhujtarëve në Ditën e Gjykimit. Ai do t’u drejtojë qortime dëshpëruese duke iu thënë: “Ku janë idhujt tuaj, që ju pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” Pra, ku janë ata që ju i adhuronit veç Allahut, që t’ju ndihmojnë dhe t’ju shpëtojnë tani? Allahu i Madhëruar nuk ka shok dhe është i vetëm në çdo aspekt. Kur t’u bëhet kjo pyetje, ata të mjerë do të mohojnë se kanë bërë idhujtari, madje do të betohen se nuk kanë qenë idhujtarë.