Select Page

– ”Ne i lëshojmë erërat mbarështuese, ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t’i ruani burimet e tij.” – Allahu i Lartësuar i nënshtroi erërat e mëshirës, të cilat i ngarkojnë retë me ujë. Nga ky ngarkim, vjen uji, – me lejen e Allahut – dhe kështu furnizohet njerëzia, kafshët dhe tokat e tyre. Ky ujë depozitohet në tokë, për të përmbushur nevojat e krijesave.

E gjitha kjo ndodh me pushtetin dhe mëshirën e pakufishme të Allahut. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t’i ruani burimet e tij.”. Kështu, ju nuk mund ta depozitoni dhe ruani të gjithë ujin që bie prej qiellit, por është Allahu që e depoziton, dhe pastaj jua nxjerr sërish, përmes burimeve të shumta, si mëshirë e bamirësi për ju.