Select Page

– “Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm, Kur të vijë Zoti yt dhe melekët të qëndrojnë radhë-radhë.” – Pasuria, të cilën aq shumë e doni dhe dëshirat për arritjen e të cilave aq shumë garoni, nuk kanë për të mbetur gjatë. Përpara jush është një ditë e madhe, që ju pret, një tmerr i madh, që ka për t’ju përfshirë të gjithëve dhe gjithçka. Atë ditë, toka dhe gjithçka mbi të do të përplasen dhe tronditen fort, aq sa çdo gjë do të kthehet në pluhur dhe toka do të jetë e shtrirë, pa gropa dhe pa male në të. Atë ditë, do të vijë Allahu i Madhëruar përmes hijeve të reve, do të vijnë melekët e mëdhenj dhe të nderuar dhe të gjithë banorët e qiellit do të vendosen në rreshta të rregullt. Melekët e çdo qielli do të vendosen në rreshtat e tyre, duke përfshirë krijesat poshtë tyre. Këto rreshta manifestojnë nënshtrimin dhe përuljen para pushtetit suprem të të Madhëruarit dhe Mbretëruesit të Plotpushtetshëm.