Select Page

Daudi ishte i njohur për urtësinë dhe gjykimin e tij të drejtë, prandaj njerëzit e kërkonin gjykimin e tij. Në vijim, Allahu na tregon për dy palë kundërshtare, që kërkuan gjykimin e tij, një çështje kjo që u bë sprovë dhe mësim për Daudin, për shkak të një gabimi që bëri gjatë gjykimit. Por Allahu i Madhëruar ia pranoi pendimin dhe e fali atë. Sidoqoftë, Zoti e bëri që Daudi të gjykojë në këtë çështje dhe ia tregon këtë histori Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s). Ai thotë:

A të ka mbërritur Historia e dy kundërshtarëve? Ja, ata u ngjitën fshehurazi në dhomën e tij (Daudit) të lutjeve. Kur ata hynë tek Dauudi, ai u frikësua prej tyre. Por ata i thanë: “Mos ki frikë!  Ata nuk hynë nga porta dhe për këtë arsye e befasuan Daudin, madje ai u tremb prej tyre. Por ata i thanë: “Ne jemi dy palë kundërshtare,” që kërkojmë gjykimin tënd për drejtësi, ndaj mos u tremb.

Ne jemi dy palë kundërshtare. Njëri (nga ne) i ka bërë padrejtësi tjetrit.Ne po të parashtrojmë ty një çështje padrejtësie që të gjykosh mes nesh.

Prandaj ti gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo (nga e drejta)! Gjyko mes nesh me drejtësi dhe mos mbaj anën e askujt.

Dhe na udhëzo në rrugë të drejtë!” – Nga kjo kuptojmë se të dyja palët po kërkonin të vërtetën e qartë, pa asnjë devijim. Duke qenë se ata po të kërkonin gjykimin e drejtë, nga kjo mund të kuptohet se ata do ta tregonin versionin e tyre saktësisht, pa shtrembërime. Vëreni me kujdes, kur thonë: “gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo (nga e drejta)!” Në fakt, të tilla fjalë mund ta nervozojnë një gjykatës. Por Daudi (a.s) nuk u zemërua dhe as nuk i qortoi për vrazhdësinë e tyre. Njëri prej tyre tha: