Select Page

– “Krijesat më të këqija para Allahut janë të shurdhërit dhe memecët – ata nuk kuptojnë.” – Krijesat më të liga për Allahun janë ata njerëz tek të cilët nuk ndikojnë shenjat, faktet dhe argumentet e Tij. Ata janë, ashtu sikurse thotë i Madhëruari: të shurdhër, sepse nuk dëgjojnë të vërtetën, janë memecë, që nuk flasin të vërtetën, madje nuk logjikojnë drejt, në dobi të tyre.

Ata nuk dinë të vlerësojnë të mirën dhe t’i japin përparësi asaj kundrejt së keqes. Për Allahun, këta njerëz janë më të këqij se kafshët, sepse Ai i ka pajisur ata me dëgjim, shikim dhe logjikë, që ta njihnin të vërtetën dhe t’i jepnin përparësi asaj. Ata mund t’i përdornin këto dhunti prej Zotit pikërisht për bindjen ndaj Tij, por nuk kanë zgjedhur të veprojnë kështu. Ata i përdorin këto dhunti në mosbindje ndaj Zotit, duke humbur mirësi të shumta.

Të mjerët! Ishte tërësisht brenda mundësive për t’u bërë më të mirët e krijesave të Zotit, por e refuzojnë këtë mundësi dhe zgjedhin të bëhen krijesat më të këqija. Këtyre të shkretëve iu mungon dëgjimi që ndikon dhe lë gjurmë në zemër, duke sjellë me vete mirësinë e besimit. Ata refuzojnë të dëgjojnë Shpalljen dhe ftesën e Zotit, në mënyrë të tillë që do ti bënte të binden dhe dorëzohen ndaj së vërtetës.

Kështu, ata dëgjojnë thjesht për të mos pasur më asnjë justifikim para Zotit. Dëgjimi i tyre është i padobishëm për ta, sepse Zoti nuk ua bëri të mundur, pasi nuk pa tek ata ndonjë mirësi, që ta meritonin atë. Prandaj Allahu thotë më pas: