– “Fute dorën nën sqetullën tënde …“ – Fute dorën tënde nën sqetull, shtrëngoje me krahun tjetër, dhe pastaj shihe si do të dalë!
– “… dhe ajo do të dalë e bardhë (dhe e ndritshme) pa asnjë të keqe (sëmundje)!” – Ajo ishte një e bardhë vezulluese, pa asnjë lloj sëmundjeje, si lebra apo sëmundje tjetër.
– “Kjo është një Shenjë tjetër,” – Edhe kjo ishte një shenjë, sikurse thotë Allahu në një ajet tjetër: “Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te Faraoni dhe rrethi i tij, se ata janë vërtet popull i prishur.” [Kasas 32].