– ”… i Cili të sheh kur qëndron në këmbë (për namaz) dhe lëvizjet e tua në mesin e atyre që bien në sexhde.” – Allahu të sheh gjatë këtij adhurimi të mrekullueshëm. Ai të sheh kur je në këmbë dhe kur bie në ruku dhe në sexhde. Këta i përmendi në mënyrë të veçantë për vetë rëndësinë dhe vlerën e tyre të lartë. Kur kujton afërsinë e Zotit gjatë sexhdes, rukusë dhe qëndrimit në këmbë, sjell edhe më shumë përunjësi e frikërespekt. Këto veprime kryesore, që konsiderohen si shtylla të namazit, duhet të kompletohen dhe përkryhen. Kush përkryen namazin, ka për t’i përkryer edhe punët e tjera. Gjithashtu, me një namaz të përkryer, çdokush mund të kërkojë ndihmën më të mirë për çdo gjë tjetër.