Select Page

Nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. – Nëse ata nuk të binden për ndonjë çështje, mos i braktis dhe mos i këput marrëdhëniet dhe komunikimin me ta. Përkundrazi, sillu me butësi, dhembshuri e tolerancë. Largohu nga punët e tyre dhe qortoji, por jo të heqësh dorë prej tyre. Përpiqu me të gjitha mënyrat për t’i larguar nga e keqja dhe për t’i kthyer në të mirën. Ndihmoji që të pendohen.

Kur Allahu i Lartësuar tha: “Ji i i butë me besimtarët që të pasojnë ty!“, dikush mund të keqkuptonte këtë, duke menduar se duhet të jesh i kënaqur me besimtarët çfarëdo që të bëjnë ata, përderisa janë besimtarë. Por çështja nuk është kështu, prandaj Allahu tha: “Nëse ata nuk të binden, ti thuaj: “Unë distancohem nga ajo që bëni ju.”. Kështu jepet një sqarim më i plotë për mënyrën e sjelljes me besimtarët, qoftë në rastin kur janë të bindur dhe bamirës, qoftë në rastin kur janë gjynahqarë. Allahu është më i ditur.