Select Page

– “Shiko se si i kemi dalluar Ne disa mbi disa të tjerë!” – Shiko se si Allahu, i Urti dhe i Lartësuari, i ka dalluar njerëzit në këtë jetë: disave u jep më tepër pasuri e disave më pak, disave ua lehtëson punët e të tjerëve ua vështirëson, disave u ka dhuruar shumë dituri e të tjerë janë zhytur në injorancë, disa i ka bërë të logjikshëm e të urtë e të tjerë janë mendjelehtë e të mangët, e shumë dallime të tjera.

– “Por, në Jetën Tjetër ka grada më të larta dhe dallimi në të është më i madh.” – Mirësitë dhe kënaqësitë e kësaj jete kurrë nuk mund të krahasohen me mirësitë dhe lumturinë e ahiretit. Të lumturit janë banorët e shtëpive të larta, mes kënaqësive dhe bukurive të llojllojshme. Ndërsa fatzinj janë ata që nuk besojnë, sepse ata do të përpëliten në zjarr dhe do të vuajnë ndëshkimin e dhembshëm, të mbuluar nga zemërimi i merituar i Zotit Mëshirëplotë. Eh, sa larg janë këto dy grupe nga njëri-tjetri! Në të dyja jetët, mes dy grupeve ka dallime aq të mëdha, sa vetëm Zoti i di.