– “Prandaj edhe ika kur u frikësova nga ju …“ – Kur ju m’u vutë pas për të më vrarë, unë u largova për në Medjen, ku qëndrova për disa vite, e u ktheva përsëri tek ju.
– “Por, Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri Profet.“ – Zoti më dhuroi urtësinë e gjykimin dhe më bëri prej të dërguarve profetë. Me fjalë të tjera, ky kundërshtim i Faraonit ose ishte kundërshtim i një të padituri, ose i dikujt që hiqej si i paditur. Ai me këto fjalë mëtonte se një vrasës nuk mund të bëhej profet.
Por Musai ia sqaroi se ajo ishte një vrasje aksidentale dhe jo e qëllimtë. Ai i sqaroi se nga mirësia e Allahut nuk mund të privohet askush. Atëherë, – tha Musai, – pse e mohoni mirësinë që Ai më ka dhënë mua, duke më dhuruar urtësinë dhe profetësinë? Nëse mbrohesh pas fjalës: “A nuk të rritëm si fëmijë në mesin tonë për disa vjet të jetës tënde?”, dije se në të vërtetë nuk ke asnjë meritë në këtë.