– Dhe iu betua atyre, duke u thënë: “Unë jam këshillues i sinqertë për ju.” – Me këto që ju thashë, dëshiroj veçse t’ju këshilloj për të mirën tuaj. Kështu, ata u mashtruan, sepse në atë moment egoja e tyre mbizotëroi logjikën dhe arsyetimin e matur.
– “Kështu, me anë të mashtrimit, ai i mposhti ata.” – Ai i mposhti, duke i zbritur nga grada e lartë, larg gjynaheve dhe mosbindjes ndaj Allahut, në gradën e ulët të përlyerjes me gjynahe. Kështu, ata hëngrën nga pema.