Select Page

– “Ata (besimtarët) janë të veshur me mëndafsh të hollë e të gjelbër dhe me mëndafsh të trashë, …” – Ata janë të veshur me petka të bukura prej mëndafshi jeshil të hollë (sundus) dhe me mëndafsh të trashë (istebrek), që janë nga llojet më të mira të mëndafshit.

“… të stolisur me bylyzykë të argjendtë.” – Duart e tyre, të meshkujve dhe të femrave, janë të stolisura me byzylykë e bizhuteri argjendi. Ky është një premtim i dhënë nga Zoti, dhe premtimi i Tij patjetër që do të mbahet, sepse Ai është më Fjalëdrejti dhe i Vërteti.

– “Dhe Zoti i tyre u jep të pinë pije të kulluar.” – Do t’u jepet një lloj pijeje, që është e pastër nga çdo turbullirë dhe ndyrësi, nga njëra anë, dhe pastruese e barkut të tyre nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme, nga ana tjetër.