Select Page

– “A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen?” – Kuptimi: Mos, vallë, u kemi dhënë ndonjë libër, që t’u tregojë për saktësinë e veprave të tyre dhe për vërtetësinë e fjalëve të tyre?!  Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë, sepse Allahu i Madhëruar ka dërguar vetëm Muhamedin (a.s.) si paralajmërues e udhëzues për këta njerëz. Pra, si në aspektin logjik, edhe në atë fetar, ata nuk kanë mbështetje për trillimet dhe justifikimet e tyre.

Si rrjedhim, ato janë të pasakta e të pavlefshme; dhe jo vetëm kaq, por ata do të merren në llogari për to. I vetmi arsyetim që ata përdorin është se ndjekin të parët e tyre, të cilët, në fakt, ishin të humbur dhe të devijuar. Në përgjithësi, pasimi i brezave të mëparshëm në mënyrë të verbër është sjellë gjithmonë si justifikim për të arsyetuar refuzimin e ftesës së profetëve të Zotit, i Cili na tregon edhe këtë justifikim që ata paraqesin për mosbesimin dhe refuzimin e ftesës së Zotit.