– “Por ka edhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr!” – Këta e lusin Allahun e Lartësuar që t’ua rregullojë çështjet e të dyja jetëve. Ata kërkojnë ndihmën e Tij në rregullimin e të dyja jetëve, duke i shfaqur Atij nevojën e tyre për ndihmën dhe suksesin e Tij.