Select Page

Prej skajit më të largët të qytetit erdhi një burrë duke vrapuar dhe tha: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” – Ai dëshiroi që populli i tij të përfitonin nga ftesa e profetëve dhe të besonin ashtu siç besoi ai vetë. Pasi e pa dhe e dëgjoi mirë se sa keq ju përgjigjën ftesës, ai u tha atyre: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” Kështu, i këshilloi që të pasonin profetët, duke u treguar mirësitë e kësaj vepre dhe u dëshmoi me dituri se ata ishin vërtet profetë të Allahut dhe se pasimi i tyre ishte gjëja më e mirë. Pastaj vijoi t’i ftonte ata duke u sjellë arsyetime të logjikshme, që e përforconin dëshminë e tij se ata ishin profetë të Zotit dhe se ishte në të mirë të tyre që t’i pasonin. Ai tha: