– “Kur t’i afrohen Zjarrit, kundër tyre do dëshmojnë veshët e tyre, sytë e tyre dhe lëkurat e tyre për (të gjitha) veprat e tyre.” – Kur t’i afrohen Zjarrit, ata do të mohojnë krimet që kanë bërë në dynja. Por kundër tyre do të dëshmojnë dëgjimi, shikimi dhe lëkura e tyre, për çdo vepër që kanë bërë. Në fakt, çdo pjesë e trupit të tyre do të dëshmojë dhe do të thotë. “Unë veprova kështu e ashtu, në këtë e atë ditë”, por Allahu i Lartësuar veçon organet e mësipërme, sepse shumica e gjynaheve bëhen nëpërmjet tyre ose për shkak të tyre.