– “Idhujt që ata i adhurojnë veç Allahut, nuk mund të krijojnë asgjë sepse edhe vetë ata janë të krijuar.” – Ata as nuk mund të krijojnë gjë, as të vogël, as të madhe, sepse edhe vetë janë të krijuar. Si mund të krijojnë diçka, ndërkohë që vetë janë nevojtarë për Zotin dhe ekzistojnë veçse me dëshirën e Tij? Përveç kësaj, ata nuk kanë cilësitë e plota që ka Zoti, si dituria absolute, pushteti etj. Ata janë ashtu, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: