– “Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, (do t’ju kapte një dënim i madh).“ – Prandaj ju mësoi ato ligje e porosi që nuk i dinit.
– “Por Allahu është shumë i Butë dhe Mëshirëplotë.“ – Mirësitë e Allahut ju rrethojnë nga çdo anë. Ai ju mbulon vazhdimisht me mëshirën, butësinë si dhe përkujdesin e Tij. Pikërisht nga kjo mirësi e përkujdesje, që Ai ju mësoi këto ligje e dispozita dhe ju dhuroi këshilla të mrekullueshme dhe urtësi të vyera.
Allahu është Mëshirëplotë dhe i Butë, prandaj edhe i afatizon jobesimtarët që kundërshtojnë fenë e ligjet e Tij. Mëshira dhe bamirësia janë atribute të Allahut dhe janë ato që ju sjellin mirësitë e dynjasë e të ahiretit, të cilat kurrë nuk mund t’i numëroni e t’i llogaritni. Pasi na ndaloi në mënyrë të veçantë nga ky lloj gjynahu e poshtërsie, Allahu i Madhëruar vijon të ndalojë nga gjynahet në përgjithësi, duke thënë: