– ”Ata e shitën atë shumë lirë, vetëm për disa grosh. Dukeshin që ata nuk lakmonin më shumë.” – Ata e shitën me një çmim tërësisht të papërfillshëm. Ata e shitën për pak dirhemë, duke treguar se ai ishte tejet i parëndësishëm dhe i panevojshëm për ta. Ata nuk kërkuan çmim të lartë, sepse qëllimi i tyre i vetëm ishte thjesht ta largonin atë nga babai i tyre. Ata nuk kishin qëllim që të përfitonin ndonjë çmim nga shitja e tij.
Me fjalë të tjera, udhëtarët e karvanit, kur e nxorën këtë djalosh nga pusi, donin ta përvetësonin si një pasuri, që ta shisnin së bashku me mallrat dhe skllevërit e tjerë. Por atje afrohen vëllezërit e tij, që pretendojnë se ai ishte një rob i arratisur prej tyre, prandaj dhe karvani u detyrua ta blinte prej tyre, por me një çmim të parëndësishëm. Vëllezërit e Jusufit kërkuan nga ata që të ishin të kujdesshëm, sepse ai mund edhe të arratisej.