– “Ata e lartësojnë natë e ditë Atë dhe kurrë nuk pushojnë.” – Ata janë tërësisht të përqendruar në adhurimin e tyre, në çdo çast. Në kohët e tyre nuk gjen asnjë çast bosh e pa adhurime. Të tillë janë këta adhurues të palodhur, të fuqishëm dhe të shumtë në numër. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i Madhëruar dhe i Lartësuar dhe pushteti i Tij është gjithëpërfshirës; po kështu është edhe dituria dhe urtësia e Tij. Për këtë arsye, është detyrë që të mos adhurohet askush tjetër veç Tij dhe të mos i përkushtohet ndonjë adhurim askujt tjetër, veç Tij.