– “Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë e as nuk kam qenë e pamoralshme?”. – Merjemja u çudit se si mund të kishte fëmijë pa pasur burrë. Ajo tha: “Si do të kem djalë, kur mua nuk më është afruar njeri e nuk kam qenë e pamoralshme?!” Dhe fëmija nuk lind pa qenë këto shkaqe, që Zoti i ka bërë ligje të jetës.