– “Ai (Allahu) i tha: “Hidhe atë, o Musa!” Ai e hodhi atë, dhe ja! Ai u bë gjarpër (i madh) që lëvizte me shpejtësi.” – Shkopi u shndërrua në një gjarpër të madh. Musai u largua me nxitim, i trembur aq sa nuk e kthente kokën pas. Allahu thotë se gjarpri lëvizte dhe zvarritej, që të mos ketë asnjë dyshim se ai ishte vërtet gjarpër. Mbase në të tilla situata, njeriu mund të mendojë se ishte thjesht një iluzion, por Allahu i Madhëruar largon çdo dyshim për këtë. Pastaj i tha Musait: