Select Page

– “A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët, që e vendosim në një vend të sigurt, deri në një afat të caktuar?!” – A nuk ju krijojmë, o njerëz, prej një lëngu të nënçmuar, i cili del nga mesi shpinës dhe dërrasës së kraharorit?! Pastaj atë lëng e vendosim në një vend të sigurt, ku zhvillohet deri në një afat të caktuar. Pastaj e zhvillojmë embrionin mes disa errësirave, duke e kaluar nëpër faza të ndryshme. Nga një pikë uji, kthehet në gjak të mpiksur, pastaj ngjan me një kafshatë të përtypur, derisa Allahu e formon atë si një trup, e pastaj atij trupi i fryn shpirtin. Por ka edhe që vdesin para kësaj kohe.