Select Page

– “Ha, Mim. Zbritja e Librit është prej Allahut, të Gjithëfuqishmit, të Urtit.” – Allahu i Madhëruar na tregon disa cilësi të mrekullueshme të Kur’anit, duke na urdhëruar indirekt për t’i dhënë rëndësinë, përkushtimin dhe respektin që meriton. Kur’ani është Libër i zbritur nga Allahu i Gjithëditur, i Cili është i vetmi i adhuruar me meritë. Vetëm Ai meriton të duhet me gjithë shpirt, të madhërohet dhe të lavdërohet.

Emrat dhe atributet e Tij janë të mrekullueshme dhe absolute. Ai është i vetmi që i ka në dorë të gjitha mirësitë e i vetmi që i dhuron ato. Ai është i Gjithëfuqishmi dhe Atij i takon urtësia e plotë. Kur’ani është Shpallje e këtij Zoti të Madhërishëm, i Cili është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë dhe që t’i nënshtrohesh. Ky fakt përforcohet në ajetet më pas, ku Allahu i Madhëruar përmend shenjat që mund të dallohen në natyrë dhe në vetet tona. Ai thotë: