– “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur!” – Kuptimi: Me mirësitë e shumta të Zotit tënd mbi ty, ti nuk mund të jesh i çmendur. Allahu i Lartësuar të dalloi ty duke të dhuruar një mendje të plotë dhe të shëndoshë, një arsyetim të shëndetshëm, një udhëzim të qartë të shprehur me fjalë të drejta dhe të prera.
Madje, Ai të dhuroi ty, o Muhamed, më të mirat fjalë që janë shkruar ndonjëherë nga kalemi dhe që bota i ka ruajtur. Allahu i Lartësuar të dhuroi ty Kur’anin dhe Urtësinë. Kjo është lumturia që Zoti yt të fali në këtë dynja. Ndërsa në ahiret: