Select Page

– “Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë atë si me tallje.” – Përmes shpalljeve e paralajmëruesve, Zoti u kujton dhe u mëson krijesave gjërat që u sjellin dobi, duke i nxitur për t’i kryer ato, me shpërblimet e shumta që u premton. Ai i mëson që të ruhen nga çdo gjë që i dëmton dhe i paralajmëron që të largohen prej tyre. Por ata i dëgjojnë këto mësime dhe më pas i shpërfillin ato. Njerëzit harrojnë se nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin e tyre. Ashtu vazhdojnë të përhumben, duke luajtur e dëfryer me kënaqësitë e kësaj bote: