Select Page

“… Për ata që janë të shpejtë si furtunë, …” – Edhe ky është një përshkrim i melekëve, si robër të bindur e të nënshtruar, të cilët nxitojnë menjëherë që të zbatojnë urdhrat, detyrimet dhe misionet e ngarkuara nga i Madhëruari. Ata janë të shpejtë dhe të përpiktë në zbatimin e urdhrave dhe realizimin e detyrave. Ata janë të shpejtë si stuhitë e furishme. Por ka mundësi që ky të jetë një betim në stuhitë e furishme kur fryjnë me furi. Në këtë rast kuptimi do të ishte “Për erërat që fryjnë furishëm!”