Select Page

– “Betohem për kohën! Njeriu është në humbje.” – Allahu i Lartësuar betohet në kohën, e cila përbëhet nga netët dhe ditët, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut. Përgjatë kohës, robërit kryejnë veprat e tyre, për të cilat do të merren në përgjegjësi. Kësisoj, ky është betim shumë i rëndësishëm. Allahu i Lartësuar bën këtë betim për të përforcuar faktin se njeriu është në një humbje të sigurt. Humbja është e kundërta e suksesit. Ajo është, gjithashtu, e niveleve të ndryshme. Robi mund të jetë në humbje të plotë, nëse ka humbur dynjanë dhe ahiretin, nëse humb shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe meriton ndëshkimin në zjarrin e Xhehenemit. Por robi mund të jetë edhe në humbje të pjesshme, që prek vetëm disa aspekte, në varësi të veprave dhe përkushtimit të tij. Prandaj Allahu i Lartësuar është betuar se asnjë njeri nuk shpëton nga humbja, përveç atyre që kanë katër cilësi: