– “Kaf, Ha, Ja, ‘Ajn, Sad. Ky është një tregim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Vet, Zekerijait.” – Këtu rrëfehet për mëshirën që Zoti yt tregoi ndaj Zekerias. Ne do ta tregojmë me hollësi këtë ngjarje. Nga kjo histori, o Muhamed, ti do të njihesh me gjendjen e profetit Zekeria, me gjurmët që la ai dhe cilësitë e tij të veçanta. Në këtë histori ka mësime për ata që duan të mësojnë dhe ajo është shembull i mirë për ata që duan një të tillë.
Një ngjarje e tillë, që tregon për mëshirën e madhe të Allahut për evlijatë e Tij dhe për mënyrat se si kjo mëshirë i përfshin ata, është një nga shkaqet më të forta që na shtojnë dashurinë për Allahun në zemrat tona dhe përmendjen e Tij në heshtje. Ajo na nxit që ta njohim më mirë Allahun me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme. Përmes saj, ne mësojmë rrugët e veprat që bëjnë të mundur dashurinë e Zotit për ne dhe dashurinë tonë për Zotin. 120
Ajo na tregon veprat dhe fjalët e mira që na afrojnë më pranë mëshirës dhe përkujdesit të posaçëm të Zotit për evlijatë e Tij. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Zekerian për ta bërë besnikun e Shpalljes së Tij, duke e dalluar nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, nga ana e tij, – ashtu si të gjithë vëllezërit e tjerë profetë, – u kujdes që ta çonte në vend amanetin e Zotit. Ai i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut dhe u mësonte atyre diturinë që ia kishte dhuruar Allahu.
Ai jo vetëm që u dha porosi të shumta gjatë jetës së tij, por i mësoi si të vepronin edhe pas vdekjes së tij. Kur pa se po i shternin fuqitë dhe kuptoi se po i afrohej vdekja, ndërkohë që ende nuk kishte një fëmijë që, si pasardhës i tij, do t’i ftonte njerëzit në rrugën e Zotit dhe për t’i këshilluar ata, atëherë Zekeria iu lut dhe iu ankua Zotit për dobësinë e vet të jashtme dhe të brendshme dhe iu drejtua me një thirrje të fshehtë plot përunjësi.
120 Gradat ose nivelet e dashurisë për Allahun e lartësuar: Dashuria për Allahun e lartësuar është në dy nivele:
E para është farz i domosdoshëm për çdo kënd. Kjo lloj dashurie shprehet, duke dashur Allahun e lartësuar me një dashuri të tillë e cila:
1. sjell me vete dashurinë për gjithçka me të cilën Ai të ka urdhëruar dhe urrejtjen për gjithçka nga e cila Ai të ka ndaluar.
2. Sjell me vete gjithashtu dashurinë për profetin e Tij i cili transmetoi qartë urdhëresat dhe ndalesat e Zotit dhe çdo rrugë që të afron dhe të çon tek kënaqësia e Tij. Madje ta duash profetin e Allahut të lartësuar me një dashuri që i tejkalon edhe dashurinë për veten tënde dhe familjen tënde.
3. Gjithashtu ta duash dhe të jesh i kënaqur me gjithçka prej fesë që Allahu i lartësuar e ka transmetuar nëpërmjet profetit (a.s). Ta pranosh atë me dëshirë, me kënaqësi, me bindje të plotë dhe me dëshirën për të qenë i nënshtruar dhe pasues i saj.
4. Gjithashtu sjell me vete dashurinë për gjithë profetët dhe të dërguarit e Zotit. Dashurinë për ata që i pasuan ata me sinqeritet dhe korrektësi prej pasuesve që kanë ardhur pas tyre. Të gjitha këto janë detyrë e domosdoshme nëse synon që ta plotësosh dashurinë për Allahun e lartësuar. Kjo masë e dashurisë për Allahun e lartësuar janë masa e domosdoshme e cila sjell plotësimin e imanit që është uaxhib, pra është iman i detyrueshëm për çdo kënd. Çdo kush që cënon diçka prej këtyre që përmendëm ka cënuar prej imanit të tij të detyrueshëm në varësi të asaj që ka cënuar prej atyre që u përmnednën pak më sipër.
Grada e dytë e dashurisë është grada e atyre që garojnë në punë të mira dhe më të afruarve tek Allahu i lartësuar.
1. Ata duan gjithçka që e do Allahu prej punëve të pëlqyeshme të shprehura me fjalë dhe vepra në bindje ndaj Allahut të lartësuar.
2. Ata urrejnë gjithçka që e urren Allahu i lartësuar qofshin ato fjalë apo vepra.
3. Ata janë të kënaqur me atë që e ka përcaktuar Allahu i lartësuar dhe e ka vendosur që të godasë ose të egzistojë prej përcaktimeve të tij.
Rrugët dhe mënyrat për tu pajisur me dashurinë për Allahun e madhëruar: Prej rrugëve dhe mënyrave nëpërmjet të cilave robi mund të arrijë që të ushqejë në zemrën e tij dashurinë për Allahun e lartësuar mund të numërojmë:
1. Njohja e Allahut të lartësuar, me emrat, cilësitë, veprat dhe atributet e Tij.
2. Të medituarit në mbretërinë e qiejve dhe të tokës dhe gjithçka që Allahu ka krijuar në të.
3. Njohja e mirësive të Allahut për njerëzit. Ebu husejn el uerak ka thënë: Të gjitha degëzimet e dashurisë vijnë dhe janë rrjedhojë e kujtimit në mënyrë të vazhdueshme të bamirësisë që të ka bërë Allahu i lartësuar. Ai që vazhdimisht kujton bamirësinë e Allahut ndaj tij, padyshim që flladi i dashurisë për Allahun e madhëruar ka për të qenë gjithmonë pranë tij.”
4. Përmendja e Allahut sa më shpesh duke qenë e vëmendshëm në këtë. Dhenun ka thënë: “Ai që e preokupon zemrën dhe gjuhen e tij me përmendjen e Allahut Ai ka për ta mbushur zemrën e tij me dritën e përmallimit për Të”. Ndërsa ibrahim ibn xhunejd ka thënë: “Gjithmonë është thënë se prej shenjave të dashurisë së Allahut është përmendja e vazhdueshme e Tij me zemër dhe gjuhë. Shumë rrallë mund të ndodhë që njeriu të përmendë Allahun, dhe kjo të mos sjellë dashurinë për Të. Kështu pra përmendja e shpeshtë e Allahut të madhëruar është porta e dashurisë për Të.
5. Të komunikuarit me Allahun me çiltërsi sinqeritet dhe kundërshtimi i dëshirave dhe epsheve të tua nëse bien ndesh me atë që Do Ai.
6. Leximi i Kur’anit duke mendituar me kujdes në ajetet e Tij. Sidomos në ajetet të cilat përmbajnë emrat, cilësitë, veprat dhe atributet e mrekullueshme të Allahut. Duke menduar me kujdes në ato emra, cilësi dhe vepra të tij, robi ta dojë Allahun e lartësuar dhe nga ana tjetër Allahu ta dojë atë.
7. Leximi i shpeshtë i tekseteve të Kur’anit dhe sunetit të saktë që flasin rreth shikimit të Zotit në xhennet.
8. Ndër shkaqet që sjellin dashurinë e Allahut është është el afafu dhe ahdhul kefaf, pra të qënurit i ndershëm në jetën tënde dhe i kënaqur me atë që të ka dhënë Allahu.
9. Ndër shkaqet që sjellin dashurinë e Allahut është dashuria për ata që Allahu i do dhe urrejtja për ata që Allahu nuk i do.
Punët nëpërmjet të cilave robi bën të mundur që Allahu ta dojë atë.
1. Përunjësia e zemrës dhe e shpirtit plotësisht para Allahut. Nuk ka gjë më të dashur për Allahun e lartësuar se sa kjo lloj përunjësie dhe nënshtrimi. kjo lloj përulje dhe përkushtimi përpara Tij. Nuk ka gjë më të dashur për të se sa të dorëzuarit tërësisht dhe plotësisht me zemër të thyer dhe të përunjur përpara madhështisë së Tij.
2. Të shtuarit e punëve vullnetare të mira.
3. Pra të veçuarit me Allahun e lartësuar gjatë kohës kur ai zbret në qiellin e dynjasë.
4. Së katërti pasimi rigorozisht i synetit të Profetit (a.s) . Pasim i cili shfaqet në punët e tua në fjalët dhe moralin tënd. Thotë Allahu i lartësuar: Al imran 31
5. Qëndrimi vazhdimisht me ata që i do Allahu dhe janë të sinqertë me Të.