Select Page

Janë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për besimtarët, …I udhëzon dhe forcon ata që të ndjekin rrugën e drejtë. Kjo shpallje u tregon, mëson dhe qartëson atyre rrugën ku duhet të ecin dhe atë nga e cila duhet të ruhen dhe të largohen. Kur’ani i përgëzon ata për shpërblimin e madh të Zotit dhe i mëson se ky shpërblim do t’u jepet në bazë të udhëzimit dhe nënshtrimit ndaj këtij Libri dhe të jetuarit sipas tij.

Nëse dikush pyet: Ata që pretendojnë se kanë iman janë shumë. A pranohet ky pretendim nga çdokush? A ka ndonjë mënyrë për t’i vërtetuar pretendime të tilla të rëndësishme? Këto janë pyetje me vend dhe shumë të rëndësishme, për të cilat të gjithë duhet të mendojnë. Prandaj Allahu i Lartësuar i përshkruan besimtarët e vërtetë duke thënë: