– “Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet dhe as bëmat e tij.” – Kuptimi: Pasuria e tij e madhe, e cila u bë shkak që ai të kalonte kufijtë dhe të tregohej mospërfillës, tashmë nuk i sjell më dobi. Po kështu, edhe ato që ai fitoi nuk e ruajnë dot nga ndëshkimi i Allahut. Asgjë nuk mund ta shpëtojë atë nga vuajtjet dhe ndëshkimi. Çështja e tij tashmë ka marrë fund.